Spektakël, ritëm dhe intensitet. Këto dhe të tjera premton sfida Barcelona-Liverpool. Një finale e parakohshme në këtë edicion të Champions. Ndoshta jo, por sigurisht një shfaqe e futbollit me dy prej gjigandëve të futbollit europian dhe skuadrave më në formë të këtij sezoni. Për të qëndruar te ngjashmëritë, si katalunjasit ashtu edhe anglezët kanë stadiumet e tyre armët më të forta në Europë.
Në “Camp Nou”, Messi dhe shokët e tij kanë 28 fitore në 31 ndeshjet e fundit në arenën ndërkombëtare. Nga ana tjetër, skuadra e Jurgen Klopp nuk njeh humbje në “Anffield” në 21 sfida radhazi. Deri këtu gjithçka është në ekuilibër, por ndryshimet janë të mëdha.

Maddddd)
Maddddd)

Si fillim në pankina. Ernesto Valverde dhe Jurgen Klopp ndryshojnë si nata me ditën në karakter dhe stradegji. I pari e ka fituar tashmë titullin në La Liga, ndërsa tjetrit I duhet ende punë për të arritur te trofeu që i mungon “Të Kuqve” prej gati tre dekadash. Të dy teknikët e dinë në mëndjen e tyre se çfarë duhet për të fituar dhe ndoshta, ndryshe nga shumë prej kolegëve të tyre në të gjithë botën, me lojtarët që kanë në dispozicion, shpalosja e stradegjive të tyre në fushë bëhet më e lehtë. Kjo gjysmëfinale në Champions League sjell edhe përballje yjesh që nisin nga porta me Ter Stegen dhe Alisson.

Pike
Pike

Në mbrojtje, Pique dhe Van Dijk po zhvillojnë një sezon spektakolar dhe njëri prej tyre do të kulmojë me titullin e më të mirit në rolin që kanë në fushën e lojës. Këto sfida individuale vijojnë në mesfushë dhe marrin flakë në sulm.

Barcelona Vs Liverpool
Barcelona Vs Liverpool

Messi-Suarez dhe një mes Coutinho ose Dembele formojnë trion ofensive të Barcelonës, ndërsa nga ana tjetër Salah-Mane dhe Firmino nuk kanë asgjë më pak. Me këto krahasime mund të vazhdojmë pa fund, por një gjë është e sigurt: Barcelona-Liverpool është një ndeshje që nuk duhet humbur….
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb