Jo vetëm Marcus Thuram, probleme edhe për Joaquin Correan përpara finales së Superkupës që Interi do të luajë kundër Milanit.
Dy sulmuesit nuk morën pjesë në stërvitjen, e zhvilluar ditën e sotme.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, si francezi ashtu edhe argjentinasi kanë ndjerë lodhje, çka ka bërë që Inzaghi të vendosë që të mos i thirrë për të vijuar përgatitjet me skuadrën.
Të dy, megjithatë, do të jenë në stol nesër në finalen e Superkupës kundër Milanit.
(J.S/BalkanWeb)