Kam një presion të jashtëzakonshëm, ndiej peshën e miliona tifozëve që kemi nëpër botë që të më rëndojë mbi shpatulla dhe nuk dua të zhgënjej askënd, së bashku me futbollistët e mi”. Xhenaro Gatuzo tregon emocionet që ka përpara finales së Kupës së Italisë kundër Juventusit, me trajnerin e Milanit, i cili edhe pse ka fituar gjithçka ofron futbolli, për të kjo është një ndjesi e re, por shpreson që të vijë edhe suksesi i parë për të në pankinë. Trofeun e fundit, Milani e fitoi në Doha, pikërisht kundër Juves.

Ku ishte Gatuzo dy vite më parë?
Ndeshjen e pashë në televizor, isha i lumtur dhe festova sepse Milani kishte kohë pa fituar një trofe. Ne jemi një skuadër e re, 10 muaj më parë tifozët na treguan besnikëri, entuziazëm dhe kjo ndihet ende. Për këtë arsye, Kupa e Italisë për ne vlen njësoj si një finale e Kupës së Botës.

Mendoni se keni më shumë shanse se Broki, që e humbi pikërisht ndaj Juves finalen e Kupës?
Unë di që Broki është një ‘ nga miqtë e mi më të mirë dhe kaq. Në të njëjtën kohë kërkoj nga skuadra ime që të luajë me kurajë dhe personalitet, sepse edhe Juventusi ka defekte si skuadër. Në kampionat, Milani vuajti forcat e freskëta të Juves.

Si mund ta parandaloni këtë?
Me organizim dhe besim. Kuadrado dhe Kosta ofrojnë gjithmonë superioritet numerik në sulm për Juven, por ne duhet të jemi të zotët që t’i limitojnë ato dhe t’i dyfishojmë gjithmonë markimet. Keni fituar 8 trofe me Milanin.

Çfarë diferencë është që t’i jetosh këto ndeshje si futbollist dhe si trajner?
Gatuzo lojtar ishte person i çmendur, ndërsa si trajner ndiej presionin e të gjithë tifozëve milanistë në botë. Unë jam i relaksuar vetëm kur kam bilbilin në dorë gjatë stërvitjeve dhe nuk mendoj asgjë tjetër, ndryshe as që do ta mendoja të vija gjumë në sy. Për të qenë një skuadër e madhe, duhet të kemi një grup të bashkuar. Në futboll, individi mund të të dhurojë një ndeshje, ndërsa për të fituar një trofe nevojitet grupi.

Çfarë përfaqëson Juventusi për Milanin? Vlejnë më shumë titujt e tyre apo Champions-at e Milanit?
Nuk ka dyshime që Milani ka pasur një mentalitet europian për t’u marrë shembull në epokën “Berluskoni” dhe sigurisht që prestigji i Ligës së Kampioneve është madhështor. Por Juventusi është më shumë se një skuadër. Edhe kur isha lojtar, atyre u kam pasur zili faktin që kanë një krenari të frikshme për fanellën dhe një mentalitet fitues. Planeti “Juve” gjithmonë më ka mahnitur për disiplinën dhe kompaktësinë. Te Juventusi, qofshin veteran apo të rinj në skuadër, lojtarët e tyre janë gjithmonë krenarë dhe të helmuar, për të arritur suksesin.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/finalja-gatuzo-shpalos-receten-kupa-e-italise-njesoj-si-boterori-per-ne/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: