Dymbëdhjetë muaj më parë, grupi i njohur si Shteti Islamik (IS) ishte pak i njohur në skenën ndërkombëtare, përvecse për ata qe ishin të frymëzuar për të udhëtuar drejt tij e për t’u bashkuar me të dhe agjencive të sherbimeve sekrete apo botës akademike, që monitoronin zhvillimet në Siri dhe Irak.

Edhe pas shfaqjes së tij, shkruan BBC, Shteti Islamik u pa si një tjetër grupim, që kërkonte të fitonte avantazhe nga kaosi i krijuar në Siri për shkak të konfliktit në përshkallëzim me Presidentin Bashar al-Asad.

Në janar 2014, Presidenti amerikan Barack Obama pakësoi shanset dhe shtoi kërcënimet për ata që do të mbanin flamurin e al-Kaedës në Falluja dhe gjetkë nëpër Irak dhe Siri.

Por brenda pak muajsh, Shteti Islamik u ngulit mirë dhe kontrolloi një pjesë të mirë të territoreve në të gjithë Sirinë veriore dhe Irak.

Ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel e përshkroi Shtetin Islamik si “grupimim më të sofistikuar dhe më të mirëfinancuar në krahasim me cdo grupim të parë më parë”. “Ata janë përtej të qënit një një grupim terrorist… ata janë të financuar jashtëzakonshisht mirë,” tha ai.

FITIMET VJETORE TE TERRORISTEVE DHE BURIMI I PARAVE

SHTETI ISLAMIK nxjerr të ardhura nga shitja e naftës, taksat dhe nga “gjobat” deri në 800 milionë USD

TALIBANET në Afganistan nxjerrin 400 milionë USD nga donatorët dhe shitja e drogës

AL SHABAB nxjerr 100 milionë nga shitja e qymyrit të drurit dhe “gjobat”

BOKO HARAM nxjerr 10 milionë USD nga rrëmbimet dhe mbledhjete e fondeve

FRONTI AL NUSRA ka donatorë, krahas fitimeve nga rrëmbimet, por që janë në vlera ende të panjohura.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: