NGA: ORNELA MANJANI*
Ministria e Financave publikon tri lista me ish-të dënuar politikë të ndarë sipas problematikave që kanë me dosjet. E para është lista me 862 persona (kategoria parësore), të cilët duhet të depozitojnë certifikatë personale të muajit aktual. Në listën e dytë janë 518 ish-të dënuar politikë (kategori parësore) që marrin këstin e katërt dhe të pestë. Në listën e tretë janë 277 ish-të dënuar që janë ende gjallë dhe kanë marrë vetëm një këst, të cilët duhet të sjellin sa më parë dokumentacionin.

GJASHTË KATEGORITË
Të parat në listë janë gratë ish-të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës. Përfituesit duhet të paraqesin certifikatë personale jo më të vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit dhe numër llogarie bankare në lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Sipas urdhrit të Ministrisë së Financave, në kategorinë e dytë me prioritet janë persona ish-të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, që vazhdojnë të jenë gjallë. Kjo kategori duhet të paraqesë certifikatë personale jo më të vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit dhe numrin e llogarisë. Ndërsa, në kategorinë e tretë me prioritet janë persona ishtë dënuar politikë të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda. Kjo kategori duhet të paraqesë raport mjekoligjor (origjinal, me emra dhe mbiemra të anëtarëve me firmë të gjithsecilit dhe me vulë, jo kopje) për paaftësi të plotë për punë, të lëshuar nga KEMCAP, raport mjekoligjor për sëmundje onkologjike dhe sëmundje të gjakut të pashërueshme të lëshuar nga: Qendra Shëndetësore Universitare “Nënë Tereza”, Qendra Shëndetësore Universitare “Shefqet Ndroqi”, certifikatë personale dhe numrin e llogarisë bankare në lek.

Në kategorinë e katërt me prioritet janë ata persona ish-të dënuar që janë gjallë, të cilët pavarësisht moshës, në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç. Përfituesit e kësaj kategorie duhet të paraqesin certifikatë personale jo më të vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit, certifikatë familjare ku të përfshihet fëmija i mitur, certifikatë personale të fëmijës/fëmijëve të mitur dhe numër llogarie bankare në lek. Ndërsa, në kategorinë e pestë me prioritet, janë ata persona ish-të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç.

Përfituesit duhet të paraqesin certifikatë vdekjeje të personit ish-të dënuar, certifikatë personale të të miturit/ miturve, trashëgimtarë të radhës së parë të personit ish-të dënuar që nuk jeton më, certifikatë familjare të ish-të dënuarit, ku të përfshihen fëmija/fëmijët e mitur, dëshmi trashëgimie që të vërtetojë se fëmija i mitur është trashëgimtar ligjor, vendim gjykate të kujdestarisë mbi të miturin në rastin kur edhe nëna e të miturit nuk jeton më, dhe numër llogarie bankare. Në kategorinë e gjashtë me prioritet, janë ata persona ishtë dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç, të cilët duhet të dorëzojnë certifikatë personale jo më të vjetër se një javë nga data e dorëzimit, dhe numër llogarie.

TËRHEQJA E DËMSHPËRBLIMIT
Struktura përgjegjëse për pagesën e dëmshpërblimeve të ish-të dënuarve politikë në Ministrinë e Financave publikon, në mënyrë periodike, në faqen zyrtare, listat e dosjeve të gatshme për pagesë dhe bën njoftimin për të gjitha subjektet përfituese, pjesë e listës, nëpërmjet shërbimit postar, njoftimit me mjete të komunikimit elektronik (e-mail) dhe medias publike. Brenda një afati 3-mujor nga data e publikimit të listës, të gjithë ishtë përndjekurit, të cilët janë pjesë e saj, duhet të dorëzojnë në strukturën përgjegjëse të Ministrisë së Financave dokumentet e parashikuara në aktet nënligjore që janë nxjerrë në zbatim të ligjit. Kur një ishi dënuar politik ose trashëgimtari/ trashëgimtarët e ish-të dënuarit politik nuk dorëzon dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të parashikuar në paragrafin e mësipërm, ai/ ajo njoftohet lidhur me përfundimin e këtij afati dhe i jepet një afat shtesë deri në 30 ditë.
(Lexoni sot listen e plote ne Gazeta Shqiptare ne print)
(ed.me/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: