Gazeta prestigjioze Financial Times i ka kushtuar një artikull të posaçëm 3 brezave të fotografëve shqiptarë, Marubi.

Historia e Shqipërisë përmes kulturës dhe fotografisë vjen në këtë artikull shkruar nga prestigjozja britanike për Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Në vitin 1850, italiani Pietro Marubi duke i ikur pushtimit të perandorisë Austro -Hungareze, emigroi në Shkodër, ku themeloi biznesin e tij, Foto Studio Marubi.

Me rritjen e kërkesës për fotografi u rrit dhe biznesi dhe ai punësoi një asistent, Kel Kodhelin. Pas vdekjes së Marubit, Kodheli ndryshoi emrin e tij në Kel Marubi dhe mori studion, të cilën e trashëgoi më pas djali i tij, Gegë.

“Koleksioni i fotografive Marubi përbëhet nga më shumë se 150.000 negative qelqi; frytet e tre brezave të fotografëve. Si disa nga shembujt më të hershme të fotografisë shqiptare ato dëshmojnë për historinë e pasur kulturore dhe politike të vendit, nga Perandoria Osmane te sundimi komunist”, shkruan Financial Times.

“Dinastia Marubi – Njëqind vjet të fotografisë të studios shqiptare’ do të ekspozohen në Muzeun Foam Photography në Amsterdam , nga 16 shtatori deri më 27 nëntor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb