“Greqia dhe Europa duhet të gjejnë një kompromis për të evituar daljen e Greqisë nga eurozona”, shkruhet në një artikull të gazetës Financial Times. Sipas gazetës, tema qendrore sot nuk është Grexit, por sesi kryeministri i ri grek do të negociojë një kompromis për stadin e ardhshëm të programit të mbështetjes së vendit.

“Nëse Aleksis Tsipras i SYRIZA-s fiton zgjedhjet, do të ishte normale që kreditorët europianë t’i ofrojnë si një lider i zgjedhur demokratikisht i Greqisë, disa karrota në këmbim të kamzhikut të FMN dhe të BE. Kreditorët do të duhet gjithashtu të bëjnë të qartë se mbështetja ekonomike do të vazhdojë të varet nga një përpjekje e sinqertë dhe aktive reformash”. Ndërkaq lideri i SYRIZA-s Aleksis Cipras deklaroi se populli do ta votojë SYRIZA-n, sepse do të zgjedhë një rrugë dinjiteti, ndërsa vuri në dukje se zonja Merkel do të shfrytëzojë rritjen e SYRIZA-s për të ofruar një zgjidhje dhe për ta paraqitur si sukses të sajin. Nga ana tjetër,  kryeministri Samaras vazhdon ta sulmojë SYRIZA-n duke thënë se ajo është “një aksident” që nuk duhet të ndodhë dhe nuk do të ndodhë.

(d.b/a.jole/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb