Kreu i PD, Sali Berisha ka folur sot për financimet ruse në PD.
Ai pohoi se do të ngrihet një Komision për të bërë transparencë për akuzat në fjalë.
“Rikthimi i kësaj çështje duke iu referuar zyrtarëve të lartë amerikanë provon atë që unë kam denoncuar se Basha është mbajtur peng në këtë dosje dhe se ai duhet të japë përgjigje për origjinën e parave që kanë kaluar nga binjata tek Nick Muzi. Nga informacionet që ka për fondet që binjata ka dërguar tek Nik Muzini dhe një pjesë e madhe e pagesave që Basha ka bërë, nuk kanë kaluar nga arka e PD dhe fondet e PD.
Për këtë përgjegjësia nuk është e PD, por individuale e Lulzim Bashës dhe e atyre që janë përfshirë në këto transaksione. Duke distancuar nga kjo aferë personale e ish-kryetarit të PD dhe duke u zotuar se do të ngremë një komision për të bërë transparencë kërkojmë hapjen e një hetimi të plotë për të larguar çdo dyshim që lidh PD me fondet ruse.”, tha ai.
(BalkanWeb)