Dokumente zyrtare të Bashkimit Europian tregojnë se nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ka përfituar më shumë fonde nga Bashkimi Europian.
Nga këto dokumente zbulohen edhe shumat të cilat ka përfituar Shqipëria. Samiti i Triestes u parapri në muajin mars nga një takim në Stokholm, Suedi, ku të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor prezantuan projektet e tyre per financim.
Të dhënat në faqen zyrtare https://www.wbif.eu/news-and-events/-11-3-million-in-technical-assistance-grants-for-round-17-applications
Shqipërisë iu aprovuan gjithsej 5 projekte dhe vendi siguroi 30% të fondit total të vendosur në dispozicion për Ballkanin Perëndimor, më shumë se çdo vend tjetër dhe katër herë më shumë se Serbia, e cila siguroi vetëm 7% të fondit total.
Në total, Bashkimi Europian aprovoi një grant prej 3,35 milionë eurosh për Shqipërinë, para që përdoren për të realizuar studimet e fizibilitetit të pesë projekteve të propozuara, projekte të cilat më pas do të marrin financime të BE-së për realizimin e tyre.
Pesë projektet e reja të aprovuara nga BE kanë të gjithë rëndësi kritike për zhvillimin e vendit, pasi bëhet fjalë për HEC-in e Skavicës (projekt i cili ka potencialin të dyfishojë kapacitetin energjetik të vendit), për Parkun Kombëtar të Bunës dhe Liqenit të Shkodrës, linjën e tensionit të lartë me Maqedoninë, zgjerimin e Portit të Durrësit dhe by-pasi rrugor i Lezhës.
Në vitin 2016, Shqipëria ishte e treta në rajon për përthithjen e këtyre fondeve, duke marrë 24% të fondit të përgjithshëm të vendosur në dispozicion. Tre projektet e aprovuara një vit më parë janë gazsjellësi Adriatiko-Jonian, gazjsellësi Shqipëri-Kosovë-Serbi dhe hekurudha Vorë-Hani i Hotit.
Ndërkohë, nga Samiti i Parë i Berlinit, i mbajtur në 2014-ën me nismën e vetë Kancelares Merkel, deri në Samitin e sotëm të Triestes, Shqipëria ka marrë mbështetjen e BE-së për një numër të rëndësishëm projektesh të tjerë.
Midis tyre është edhe hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, si dhe projekti për Korridorin e Kaltër, një autostradë që do të lidhë Kroacinë me Greqinë, duke kaluar veri-jug përmes të gjithë territorit të Shqipërisë.
Gjithashtu, falë një granti të BE-së, Shqipëria ka të përfunduar Masterplanin Kombëtar të Gazit, projekt që do të nisë nga zbatimi pas përfundimit të gazjellësit TAP.
Përfitime të mëdha, në vlerën e miliona eurove në vit mund të rrjedhin edhe nga themelimi i Qendrës së Shkëmbimeve Studentore dhe Kulturore (RYCO) në Tiranë, një qendër e cila shndërron Tiranën në kryeqendrën e shkëmbimeve rinore në Ballkan. Kjo qendër ka nisur funksionin, por do të fillojë punëm me ritëm të plotë vetëm në fillim të 2018-ës.
Në total, Bashkimi Europian ka vendosur që të investojë në Ballkanin Perëndimor mbi një miliardë eurosh, në formë granti, kredish të buta përmes BERZH-it apo KfW, fondesh IPA apo donacione të tjera, për financimin e Axhendës së Konektivitetit.
Këtij fondi, do t’i shtohen edhe 220 milionë euro, që Komisioneri Hahn bëri të ditur ditën e sotme se do të shpërndahen midis më shumë se 6 mijë kompanive vendase në Shqipëri dhe vendet e tjera të rajonit.
https://europeanwesternbalkans.com/2017/07/12/hahn-eu-secured-220-mln-euros-w-balkan-companies/
Të dhëna të tjera zyrtare:
Deklarata e perbashket 6 kryeministrave në 2016-ën https://ec.europa.eu/commission/commissioners/2014-2019/hahn/announcements/joint-statement-western-balkans-six-prime-ministers-meeting_en
Harta e projekteve në Samitin e Parisit, linku i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës –http://www.diplomatie.gouv.fr/IMG/pdf/paris_package_compiled_lowres_2_cle434d8b.pdf
Ky gazetari flet per disa projekte dhe fonde te marra ne 2016 qe s,eshte bere asgje. Nje shkrim jo serioz nga 3.5 milion Euro qe jep BE/ja ngs projektet tona i fut 222 milion pa projekt fare,!!!!!!!!!!!!!!!!
Si guxoni te talleni kaq paturpesisht?! Serbia ka marre mbi 80% te fondit dhe do neje njd hekurudhe/autistrade spektakulare me fondet e BE. Shqiperia ka marre absolutisht me pak nga te gjithe. Si rrjedhoje e nenshtrimit total te KM ndaj Serbise, ka marre mbeshtetjen e BE, qe ne mediokritetin e socialisteve qe e drejtojne, kujton se tregu i madh e shpeton Ballkanin Perendimor. Harrojne se nese aty ka paqe, eshte vetem sepse KFOR ka trupa ne terren. Kaq pak kohe u desh te harronin 200 mije viktimat qe shkaktuan komunistet serbe!!
Nuk kane faj! Qe nga 1945 nuk kane pare lufte ne vendet e tyre e na perdorin si kavje!!
Per cdo shqiptare nje dollare.Kete vite e siguruam,per vitin tjeter samit tjeter.
O vegla folse
Ato qe perfiton sot shqiperia jane ato qe serbia ka perfituar para pese vjetesh
Eshte tallja e rradhes ketu fiton Serbia e Mali i Zi ata jane me afer BE.ku jane leket e autosrades se gjelber ku ja fondet per bujqesine per turizmi.a din Rama sa ka perfituar Kroacia nga BE ne keto fusha,e verteta se BE nuk jep lek per shtete te korruptuara e qe mbiell droge ne vend te bujqesise se vertete,eshte per te ardhur keq qe i gjati tall bythen me ata qe i besojne,e kemi humb shancin per BE per fain tone e mos te shajme BE se i ngjan asaj fabules se dhelpres me rrushin.
U vertete! Prandaj u be sheshi Skenderbej me shatrivane!
Ore di kush të më tregojë sa morëm e? Paskemi marrë 3.5 milion?! Aq sa u vodhën në Rinas eee? Më pas thot që këtyre u shtohen edhe 220 milionë!!
Se i llogarisin shtojcat këta ?
Rendesi ka invstimet te menaxhohen pa korupsion. Disa min. Aktual duhet ndeshkohen sipas klsh. Mos u merni me atletet bardha. Km.