Po mbahet sot Konferenca Ministeriale të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë që zhvillohet për herë të parë në rajon me pjesëmarrjen e të gjithë vendeve.

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj u shpreh se vendi ynë synon që deri në vitin 2023, të kthehemi në një pikë reference në rajon për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

Ajo u shpreh se janë nënshkruar tashmë më shumë se 20 marrëveshje, me vendet e BE dhe jo vetëm, edhe me vende të cilat nuk janë pjesë e Unionit, marrëveshje të cilat kanë synim fuqizimin e bashkëpunimit në arsimin e lartë.

Manastirliu shtoi se financimi për kërkimin shkencor u rrit me 40 përqind krahasuar me 2023.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: