FINIQ

Kryeministri i vendit, Edi Rama, vijon takimin elektoral për zgjedhjet vendore të 30 qershorit në zonën e Finiqit. Në fjalën e tij, shefi i qeverisë premtoi para banorëve të kësaj zone  se brenda mandatit të ri do të fillojë puna për ndërtimin e aeroportit të Sarandës.



Shefi i qeverisë Edi Rama tha se qeveria do të investohet me vullnet të madh për të zgjidhur problemin e pronave, shqetësim ky, që u ngrit edhe nga kandidati për bashkinë e Finiqit. Mes tjerash, Rama tha se qeveria ka bërë edhe gabime, por shtoi se kanë qenë të paqëllimta.


“Kam ardhur në Finiq për të dhënë dhe për të kërkuar mbështetje. Punët e bëra nuk mjaftojnë, por kjo do të thotë se mjafton një krahasim i thjeshtë mes punëve të bëra në këto katër vite me punët e viteve të  tjera. Kandidati ynë është një kandidat ndryshe nga të tjerët. Është një kandidat që nuk është anëtar i PS, por drejton një grupim tjetër, një grupim bio të minoritetit, me të cilin kemi patur marrëdhënie pozitive. Për më tepër nëse do të kishte shkëlqyer në drejtimin e bashkisë dhe do të na kishe lënë pa gojë me punë e tij të mrekullueshme, mbase edhe mund të thoshim se i ramë në qafë.

Ne i pranojmë sfidat. Më mirë ky sesa Luli  dhe fallxhorja. Ky është një shkallë më lart se ata, se ta paktën ky ka dalë përpara dhe nuk  po na vjen nga mbrapa me gurë dhe mallkime.  Në 30 qershor, ky duhet të marrë një përgjigje. Vota i duhet dhënë Kristaqit, sepse është njeriu dhe kandidati i duhur. Ju siguroj se në katër vite të ardhshme do bëjmë më shumë për Finiqin.

Unë shpresoj se ky të mos dalë nga rruga e Zotit. Që çështjet e pronave të zgjidhen përfundimisht. Nuk kemi mundësi të bëjmë gjithçka ata që duam. Nuk mund të mohojmë se kemi bërë  aq sa duhet, por kemi bërë edhe gabime dhe punë të kritikueshme. Gabimet tona nuk janë bërë mbi kurriz të qytetarëve. Ne e kemi filluar punën për aeroportin e Sarandës. Brenda mandatit të ri, këtu aeroporti do të ketë nisur nga puna në një kantier real. Më mirë të na doni më shumë të përfundojmë para afatit se sa të rrudhni buzët kur bëhet jashtë afatit”-tha Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: