Finlanda do të vendosë një bazë kyçe të NATO-s më pak se 200 kilometra nga kufiri i saj me Rusinë, “duke i dërguar një mesazh” fqinjit të saj lindor, tha të premten ministria e Mbrojtjes.

Finlanda u bë anëtare e NATO-s vitin e kaluar, duke hequr dorë nga mos-angazhimi ushtarak për dekada pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, transmeton  Telegrafi.

Ministri i Mbrojtjes, Antti Hakkanen tha se selia e re e NATO-s për njësinë e komandës tokësore të Evropës Veriore do të jetë në Mikkeli, një nga qytetet më të afërta me kufirin 1,340 kilometra të Finlandës me Rusinë.

“Finlanda po i dërgon një mesazh Rusisë se ne jemi një anëtare e plotë e NATO-s dhe se NATO ka një rol shumë të fortë edhe në mbrojtjen e Finlandës”, tha Hakkanen në një konferencë për shtyp.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: