Ish-kandidati për president të FSHF-së, Bashkim Fino, ka reaguar pas fjalëve të thëna nga presidenti në detyrë, Armand Duka, se në dijeninë e tij Fino kishte tërhequr ankimimin nga KAS-i.

Në një prononcim për “Panorama Sport” Fino u shpreh: “Nuk është e vërtetë që jam tërhequr nga ankimimi në KAS. Po pres vendimin e tyre dhe jam i vendosur ta çoj deri në fund këtë çështje. Gjykata nuk i regjistroi zgjedhjet, drejtuesit e FSHF-së janë jolegjitim dhe zgjedhjet në FSHF-së do të ribëhen”.

http://www.panorama.com.al/sport/lajmi-i-fundit-fino-mohon-fjalet-e-dukes-nuk-jam-terhequr-nga-kas-i-drejtuesit-e-fshf-se-jane-jolegjitim/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb