Fiorentina nuk di të ndalet. “Vjollcët” mposhtën të dielën Cagliarin me rezultatin e ngushtë 1-0. Fitore shumë e rëndësishme për ekipin e Palladinos, e cila regjistron suksesin e 8 radhazi në Serie A duke mos i’u ndarë ekipeve të kreut.
Golin për vendasit e realizoi mesfushorit Cataldi, i cili me një goditje të bukur në hyrje të zonës së rreptësisë mposhti portierin e sardëve Alen Sherri, me vendasit që golin i’a dedikuan sigurisht shokut të tyre të ekipit Eduardo Bove.
Sukses tepër i rëndësishëm edhe për Empolin e Ardian Ismajlit. Qendërmbrojtësi kuqezi ishte sërish lider për miqtë, që siguruan një fitore të thellë me rezultatin 1-4, në transfertë ndaj Veronës. Sipas “Sofascore” Ismajli u vlerësua në përfundim të ndeshjes me notën 6.7.
Ndërkohë një prej futbollistëve më të dalluar tek Empoli ishte edhe sulmuesi Sebastiano Esposito i cili realizoi një dopietë, e para për të në Serie A. Por kjo e djelë do të mbahet mend gjatë për familjen Esposito, pasi jo vetëm sulmuesi i Empolit por edhe dy vëllezërit e tij Francesco dhe Salvatore gjetën golin në Serie B me ekipin e Spezias që mposhti me rezultatin e thellë 5-0 Citadellën. Në këtë mënyrë vëllezërit Esposito shkruajnë historinë, duke u bërë lojtarët e parë vëllezër që realizojnë në të njëjtën ditë.