Emri i Cristian Shpendit është një nga më të kërkuarit në merkato, duke pasur parasysh fillimin e shkëlqyer të sezonit në Serinë B me fanellën e Cesenës. Sulmuesi shqiptar, i lindur në vitin 2003, ka përfunduar në shënjestrën e disa klubeve të Serisë A, përfshirë Fiorentinën, e cila dëshiron ta rrëmbejë që në janar, duke mposhtur konkurrencën (Napoli, Atalanta, Torino, Leçe dhe Cagliari gjithashtu duan të bëjnë të vetin talentin shqiptar).

Megjithatë, nuk ka gjasa që Cesena, aktualisht e katërta, të privojë veten nga një prej yjeve të saj në gjysmë të sezonit, siç ka nënvizuar klubi në më shumë se një rast.

“Ai po rritet shumë shpejt, është një djalë me kulturë pune, shumë i sjellshëm dhe që dëshiron të arrijë atje, por duke punuar. Ai po bën mirë, ai është golashënuesi më i mirë në këtë Serie B. Jemi të lumtur, përpiqemi ta mbrojmë dhe trajneri e bën të punojë për ta rritur atë. Ai mund të jetë një sulmues për të cilin mund të flitet në të ardhmen.

Disa skuadra do të trokasin për informacion, por unë mendoj se qëllimi i pronësisë deri në qershor është ta mbajë atë në Cesena. Se çfarë do të ndodhë në janar do të zbulojmë pas pak”, ka thënë drejtori teknik i Çezenës, Massimo Agostini.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: