Klubi italian Fiorentina do ta quajë qendrën stërvitore “Davide Astori” në nder të kapitenit i cili ndërroi jetë më 4 mars, pak orë para sfidës në kampionat kundër Udineze-s.

Një nderim ky që e bën të pavdekshëm emrin e futbollistit, cili u nda nga jeta në moshën 31-vjeçare.

Drejtuesi i klubit Mario Cognigni deklaroi për shtypi italian se që sot e tutje, ambienti ku Fiorentina stërvitet do të quhet “Centro Sportivo Davide Astori”. Futbollisti, që u rrit te moshat e AC Milan, ka luajtur edhe me Cagliari dhe Roma gjatë karrierës së tij, përpara se të shkonte te Fiorentina, dy vjet më parë. Klubi nga Firence ka tërhequr përgjithmonë fanellën me numrin 13.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb