Cristian Shpendi po spikat me paraqitjet e tij te Cesena në Serie B, çka ka zgjuar interesin e disa skuadrave për të. Sulmuesi kuqezi pëlqehet nga Fiorentina, klub i cili është i gatshëm të plotësojë dëshirat e futbollistit dhe po provon të bindë Cesenën.

Klubi italian niset nga një shifër që shkon në 15 milionë euro, çmim me të cilin vlerësohet kartoni i lojtarit. Fiore do tentojë që të sjellë në Firence Shpendin me koston më të ulët të mundshme, e për këtë do negociojë me Cesenën. Për vetë lojtarin kalimi në Serie A do të ishte vërtetë një “trampolinë”, teksa do të kishte shansin që të tregojë veten.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb