Edhe pse Gjykata Administrative e rrëzoi vendimin e qeverisë për shpalljen e Malit të Tomorrit “Park Kombëtar” dhe iu dha te drejte që të rifillojnë punën në fshatin Novaj, firmat e nxjerrjes së gurit dekorativ nuk janë lejuar te punojnë.


Pas 22 muaj bllokim nga qeveria, kamionët e 11 subjekteve nuk u lejuan që të nisin punën nga forca të shumta policie dhe të FNSH-së. Në shenjë proteste pronarët dhe punonjësit e subjekteve bllokuan për rreth një orë aksin nacional Poliçan-Skrapar dhe kërkuan largimin e policisë e hapjen e rrugës për të filluar punën.

Pronarët e firmave të gurit thonë se policia po i bllokon në mënyrë të paligjshme pasi siç pretendojnë ata janë në përputhje të plotë me ligjin për të filluar punën për të cilën janë të pajisur me leje mjedisore dhe shfrytëzimi të zonës së Novajt.

Pas një takimi me drejtues të lartë të Policisë Vendore Berat firmat u dakorduan që të mos punonin deri në 25 Gusht për shkak te Peligrinazhit në Malin e Tomorrit, por edhe pas kësaj date ata nuk janë lejuar të nisin punën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb