VLORE- Pas peticionit që bëri dje një grup prej 130 anëtarësh e simpatizantësh demokratë me kërkesën për shtyrjen e zgjedhjeve në parti, dega lokale e Partisë Demokratike të Vlorës ka reaguar ashpër duke denoncuar faktin se mbi 90 përqind e listës është e falsifikuar, ndërsa mes tyre është dhe emri i një të vdekuri.

Mes të tjerash në deklaratë thuhet se 40 prej “firmëtarëve” nuk janë anëtare te PD, ndërsa 60 prej tyre konfirmojnë qe nuk e kane firmosur dhe nuk janë ne dijeni te kësaj iniciative.

DEKLARATA E PLOTË:
Ne respekt te anëtarëve te Partisë Demokratike Dega Vlore dhe dega Selenice, reagojmë ndaj një falsifikimi dërguar medias, i nënshkruar si “peticion me një liste anëtarësh, qytetaresh dhe simpatizantësh te PD për anulimin e zgjedhjeve… etj”. Sqarojmë qe zgjedhjet do te realizohen mbi Vendimin Nr.1 date 4 Korrik 2017 te PDSH-se për Kryetarin e PDSH-se, dhe janë e drejte ekskluzive e anëtarësisë dhe strukturës se PD, dhe e askujt tjetër, qofshin këta qytetare apo simpatizantë te PD. Po kështu, Partia Demokratike dega Vlore dhe Selenice, ne baze te një komunikimi te vazhdueshëm gjate gjithë ditës se sotme, është kontaktuar nga pjesa më e madhe e ‘nënshkruesve’ të peticionit.

Ata kane përjashtuar kategorikisht pjesëmarrjen e tyre ne këta liste. Një pjese e tyre ndihen të revoltuar nga ky falsifikim I bërë nga hartuesit e listës dhe kërkojnë te bëjnë kallëzim penal. Dega Vlore e Partisë Demokratike nga verifikimet qe ka bere konstaton qe: 40 prej “firmetareve” nuk janë anëtare te PD. 60 prej tyre konfirmojnë qe nuk e kane firmosur dhe nuk janë ne dijeni te kësaj iniciative. 15 prej tyre janë jashtë shtetit apo te sistemuar përkohësisht jashtë për arsye emigrimi apo pushimi. 1 i vdekur, emri i një profesori shume te nderuar, i një familjeje me emër ne Vlore, së cilës gjejmë rastin t’i kërkojmë ndjese ne emër te PD-se për ‘përfshirjen’ fatkeqe. Partia Demokratike dega Vlore dhe Selenice distancohet dhe dënon me force çdo veprim abuziv te bere emër te anëtarëve te saj, te çdo peticioni apo çdo lloj tjetër iniciativë tjetër jashtë dhe ne kundërshtim me vendimet dhe udhëzimet e PDSH-se.

Dega Vlore konfirmon qe zgjedhjet për Kryetar te PDSH-se do te mbahen ne 22 Korrik 2017, ne zbatim te Vendimit te datës 6 Korrik te Kryesisë se Degës se PD Vlore, dhe ne përputhje me Udhëzimin Nr.1 date 4 korrik 2017 te PDSH-se, dega Vlore ka marre përsipër organizimin e zgjedhjeve për Kryetar te PDSH-se. Gjejmë rastin edhe një here te ftojmë gjithë anëtarësinë e Partisë Demokratike qe nesër ditën e mërkurë te marrin pjese ne dëgjesën publike dhe diskutimet qe do te organizohen me kandidatet për Kryetar te PDSH-se ne Teatrin ‘Petro Marko’ ne Vlore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: