Firmoset kontrata dhe fillon puna për Bypass-in e Vlorës. Lajmi është dhënë nga vetë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri përmes një postimi në facebook.

“Në përfundim të procesit të procedurave konkuruese për përzgjedhjen e kompanisë kontraktore që do të kryejë punimet për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës, Autoriteti Rrugor Shqiptar nënshkroi kontratën me Joint Venture shqiptaro-italiane “Gener 2 & Impresa Ing.E.Mantovani”. Kontrata ka vlerën e financimit prej 35,874,354 Euro. Kompania kontraktore fillon tanimë punën në terren duke ringritur kantierin dhe vazhduar investimin për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore.- shkruan Gjiknuri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb