KUKES

Ministri i Brendshëm, Sandër Leshaj së bashku me homologun kosovar, Ekrem Mustafa kanë nënshkruar “Marrëveshjen  për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës”. Nga pika e kalimit kufitar Morinë, ministri Lleshaj zbuloi edhe mesazhin e  kryeministrit, Edi Rama, i cili nuk ishte i pranishëm.

“Për mua është një kenaqësi e vecantë që në prag të vitit të ri, të jem këtu për të nënshkruar këtë marrëveshje të rëndësishme.Së pari, Kryeministrit (Haradinaj) i sjell përshëndetjet e Kryeministrit Rama, i cili nuk preferoi të vinte, sepse më tha kemi 50% sukses kësaj radhe, do të vij vetëm kur ta heqim plotësisht, dmth. kontrollin në kufi.

Jemi mbledhur për të nënshkruar këtë marrëveshje. Marrëveshja ka një rëndësi të veçantë,  me këtë marrëveshje ulim me 50 % kohën e pritjes, duke eliminuar plotësisht kontrollet me kufirin tonë të përbashkët. Ne na duhet që çdo hap të lirisë ta shoqërojmë me rritjen e sigurisë. besoj se ky është vetëm një hap. Hapi tjetër është se shumë shpejt qeverisë do i mundësojmë të firmosin një marrëveshje të rëndësishme”, u shpreh ai.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb