Policia e Shkodrës ka bllokuar sot 1 punishte artizanale në qytet brenda së cilës prodhoheshin fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese por edhe fishekë për armë gjahu.

Blutë e Shkodrës kanë proceduar penalisht edhe 2 shtetas.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

NJOFTIMI I PLOTE
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër gjatë 24 orëve të fundit kanë ushtruar kontroll të gjerë në dyqane, magazina e ambiente për të parandaluar, evidentuar dhe goditur veprimtarinë e paligjshme të tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Në këtë kuadër është proceduar penalisht për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi K.K., banues në Shkodër.

Nga kontrolli në dyqanin e tij janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi fishekzjarresh dhe lëndë piroteknike.

Gjithashtu është proceduar penalisht për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive“ dhe “Fshehje e të ardhurave“, shtetasi shtetasi A.K., banues në Shkodër.

Në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan ne cilësinë e provës materiale 85 kilogramë saçme që shërbejnë për mbushje të fishekëve të armeve te gjuetisë.
Ai, saçmat i përgatiste në një ambient që e kishte përshtatur si punishte artizanale, qe u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb