Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar se, disa detaje teknike që lidhen me procesin e ri të faturimit dixhital, teksa një paketë e re ligjore për jetësimin e këtij sistemi është lëshuar për konsultim.

Ka raste kur fiskalizimi i faturës nuk do të jetë i mundur në momentin e lëshimit të faturës. Arsyeja për këtë mund të jetë mungesa e lidhjes në internet për shkak se emetuesi mund të jetë në zona të largëta.

Sipas tatimeve në këto situata emetuesi do të lëshojë faturë të blerësit, së bashku me të gjitha karakteristikat e tij, por në vetvete fiskalizimi nuk do të bëhet në momentin e lëshimit të faturës. Emetuesit do të ruajnë faturat që lëshuan në pajisjen që përdorën (arkën ose të ngjashme). Cdo mesazh do të futet në dosjen e vet të cilësuar “RegisterInvoiceRequest___.xml”.  Pasi emetuesi të lidhet me internetin do të bëjë fiskalizimin e faturave të tij përmes portalit.

Shërbimi në internet ka disa operacione të cilat do të përdoren nga tatimpaguesi që ka nevojë të bëjë fiskalizimin e faturave. Faturat lëshohen nga pajisja elektronike e faturimit e përfaqësuar nga kodi i saj. Kodi caktohet në funksion të regjistrimit të pajisjes elektronike të faturimit, e cila duhet të ekzekutohet gjatë instalimit të secilës pajisje elektronike të faturimit.

Në fillim të çdo dite, pajisja elektronike e faturimit e cila merret me transaksione në para duhet të regjistrojë shumën e parave të gatshme në depozitë dhe vetëm atëherë duhet të fillojë të lëshojë faturat.

Çdo faturë duhet të regjistrohet në shërbimin e fiskalizimit dhe pas regjistrimit të suksesshëm faturës i caktohet FIC e cila shtypet në faturë.

Në rast se fatura duhet të korrigjohet, lëshohet faturë e re korrigjuese duke iu referuar faturës e cila duhet të korrigjohet. Kjo faturë e re korrigjuese ka artikuj me sasi dhe çmim negativ që korrespondojnë me artikujt në faturë origjinale./Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb