TIRANË

Kryegjyshi botëror Shenjtëria e tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i pranishëm në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24 u ndal tek rëndësia e besimit, në ditën kur besimtarët myslimanë festojnë Fiter Bajramin.

Ai tha se njeriu duhet t’i falet Zotit për gabimet që kryen gjatë ditës, ndërsa shtoi se mesazhi kryesor, të cilin e thekson edhe libri i shenjtë Kur’ani është që “njerëzit të duan njëri tjetrin”.

“Në bektashizëm vjen kur e ndjen dhe jo kur dua unë. Bektashizmi është me zona. Njeriu falet duke ecur, punuar dhe duke iu lutur Zotit për gabimet që bënë gjatë ditës. Njeriu duhet ta dojë dhe të fal njeriun dhe ky është mesazhi edhe i Kur’anit”-tha mes tjerash ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb