TIRANE- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët myslimanë për Bajramin e Madh. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryemadhi përcjell mesazhin për paqe dhe mbarësi.


“Uroj nga zemra që fryma, vlerat dhe mësimet e tij (muajit të Ramazanit) të jenë një mësim i madh për shoqërinë tonë gjatë gjithë vitit”, shkruan kryetarja e LSI.


POSTIMI I PLOTE
Urimet më të mira për të gjithë besimtarët myslimanë në festimet e Bajramit të Madh, në përmbyllje të muajit të shenjtë të Ramazanit.


Pas një muaji dedikimi e sakrifice për t’u afruar më tepër me zotin, vlerat e të cilit kanë një rol të pazëvendësueshëm për shoqërinë tonë.

Ramazani kultivon shpirtmadhësinë dhe është kontribues tolerance dhe solidariteti.

Uroj nga zemra që fryma, vlerat dhe mësimet e tij të jenë një mësim i madh për shoqërinë tonë gjatë gjithë vitit.

Gëzuar Bajramin e Madh!

Mbarësi, paqe e lumturi për familjet tuaja dhe Shqipërinë!

(BalkanWeb)