Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu, ka denoncuar fitimet marramendëse të kompanive koncesionare që japin shërbime në sistemin e shëndetësisë në Shqipëri.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ish-deputeti Spahiu publikon shifrat e këtyre fitimeve, që sipas tij, arrijnë në 311 milion euro për 10 vjet kostot e dhënies me konçension kompanive private.

Denoncimi i plotë:

311 milion euro për 10 vjet kostot e dhënies me konçension kompanive private. 2.1 milion euro fitim për 2018-n raporton kompania Sani Servise e cila ofron shërbimin e sterilizimit të instrumentave kirurgjikale (kostot e sterilizimit kalojnë ato të ndërhyrjeve kirurgjikale, nonsens i madh sipas ekspertëve).

731 mijë euro fitime raporton kompania 3P LifeLogistic e cila ofron shërbimin e Check-Up. Kontratë që do të zgjasë 10 vjet ku taksapaguesit do ti paguajnë 54 milion euro edhe nëse nuk bëhet asnjë analizë. Kompania DiaVita, e cila ofron shërbimin e dializës realizoi 381 mijë euro fitime vitin e kaluar. Un kisha vetëm një pyetje, për ekspertë, por dhe jo, të financave.

Meqenëse sektori i shëndetësisë, historikisht ka qenë i nënfinancuar në Shqipëri, duke u vërtitur në mes 2-2.5% të PBB-së, më mirë risnim buxhetin vjetor për shëndetësinë apo dhënie me konçension privatëve!? Vetëm një analizë e tillë e kostove me përfitimet do e sqaronte situatën, kaq kërkohet.

Spahiu
Spahiu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb