Milioneri nga Ohri ende nuk është paraqitur pasi ka fituar 1.7 milionë euro. Ky është xhekpoti më i madh në historinë e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut. Kombinimi fitues është i përbërë nga numrat 7, 10, 27, 31, 33, 35 dhe 36 dhe është paguar në Ohër. Duke qenë se bileta është paguar në Ohër, ende është e paqartë nëse fituesi është nga Ohri apo ndonjë turist që ishte me pushime në Ohër.

Shuma më e madhe e mëparshme ishte regjistruar në vitin 2021, në vlerë mbi 41 milionë denarë.

Në vitin 2022, çmimi për pagesën e kombinimit të loto-ve në vend u rrit nga 20 në 30 denarë, prandaj xhekpoti pritet të arrijë shuma më të larta në të ardhmen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: