Një grua e cila përfitoi 500 mijë dollarë duke u hequr si invalide në karrige me rrota, u kap duke kërcyer këngën “Bad” të Michael Jackson pavarësisht se thoshte se nuk mund të lëvizte krahët.
Maribel Milligan, 53 vjeç, nga Durham i Anglisë, u burgos me tre vite pasi fitoi plot 539 mijë dollarë asistencë në një periudhë 11 vjeçare. Milligan, e cila përfitonte nga 7 burime asistence të ndryshme, u kap në një video teksa çohej në këmbë duke kërcyer dhe duke i lëvizur të dyja krahët në mënyrë perfekte. Ajo kishte deklaruar tek Departamenti i Punës dhe Pensioneve se ishte e paralizuar nga ana e majtë e trupit të saj.
Gjatë dhënies së dënimit të saj, gjyqtari i tha: “Të pamë duke duartrokitur dhe kërcitur gishtat nën ritmet e muzikës, pavarësisht se hiqeshe sikur krahët e tu nuk funksiononin”. Përveç kësaj Milligan u pa edhe duke kërcyer në një dasmë sëbashku me partnerin e saj.
(BalkanWeb)