TIRANE- Vetëm një ditë më parë, Gjykata e Tiranës shpalli fajtore një nga këshilltarët e PD në Bashkinë e Tiranës për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës, vjen një lëvizje nga Erion Veliaj. Siç dihet nga gjyqi në fjalë Veliaj u dëmshpërblye me 1 milion lekë të vjetër.

Ndaj sot kryebashkiaku priti sot në një takim drejtorin e shkollës “Isa Boletini” në Kodër-Kamëz, të cilit i dhuroi dy kompjuterë për laboratorin e informatikës, të blerë me paratë e dëmshpërblimit nga gjyqi. Veliaj tha se kjo është një dhuratë simbolike, e cila do të ndihmojë nxënësit e Kodër – Kamzës që të mësojnë gjuhën e kompjuterit.

“Jam shumë i lumtur që sot sepse betejën për të hequr kulturën e shpifjes nga Tirana po e kthejmë në të mira materiale për shkollën “Isa Boletini”. Këto janë dy kompjuterët e parë që duam t’ia dhurojmë shkollës. Mezi pres që fëmijët, përveçse të dalin mirë në gjuhë, letërsi, matematikë, të mësojnë edhe këtë lloj gjuhe, gjuhën e kompjuterit. Sot gjithmonë e më shumë njerëzit thonë: – “Di anglisht? Pastaj, pyetja tjetër është: Di kompjuter? Dua që fëmijët në Kodër – Kamëz e në Institutin Bujqësor të dinë edhe anglisht, të dinë edhe shqip shumë mirë, por të dinë edhe kompjuter si gjuhë e re”, tha Veliaj.
Duke përshëndetur nismën e kryeministrit për të luftuar fenomenin e shpifjes, ai theksoi se të gjitha paratë që do të fitohen nga gjyqet do të shkojnë për arsim. “Angazhimi i kryeministrit dhe porosia që u është lënë të gjithë atyre që shërbejnë ndaj publikut, qoftë në bashki, qeveri, parlament, është që çdo para që vjen nga fondet e betejave kundër shpifjes të kthehet në fond për arsimin. Jam shumë i lumtur që me këta dy kompjuterë të parë, nisim laboratorin e shkollës “Isa Boletini”, shtoi Veliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb