Ishte një nga arkitektët e Milanit të madh. Për më shumë se 30 vjet fitoi gjithçka me skuadrën kuqezi në krah të padronit të famshëm të saj Silvio Berluskoni. Por megjithëse se do të mbahet mend gjatë si njeriu që solli te ekipi milanist emrat më të mëdhenj të futbollit, Adriano Galiani e ka një peng. Bëhet fjalë për tentativën e dështuar në merkato për të blerë Karlos Tevez. Në atë kohë, palët arritën edhe një marrëveshje paraprake, por ndërhyrja e fuqishme e Juventusit bëri që sulmuesi argjentinas të shkonte në Torino.

Img 4661 473x264
Img 4661 473×264

Këtë dështim, nëse mund të quhet kështu, ish-administratori i deleguar i Milanit nuk e ka harruar ende. “Më ka mbetur peng që nuk solla dot Karlos Tevez te Milani”, thotë Galiani, që më pas ka vetëm fjalë të mira për Xhenaro Gatuzon dhe drejtusit e klubit të Milanit. “Nuk e prisja që të bënte karrierë në këtë fushë me karakterin që ka. Me Leonardon vijoj të flas, por nuk i jap këshilla sepse nuk ka nevojë, mjafton të shihni Piontek dhe Paketan që kanë shumë cilësi”, është shprehur Galiani për mediat italiane.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: