Një burrë nga Karolina e Jugut fitoi 20 dollarë nga lotaria, teksa bileta e dytë e çoi drejt fitores së një xhekpoti prej 2 milion dollarësh.
Burri nga Grand Stand u tha zyrtarëve të South Carolina Education Lottery se ai kishte për qëllim blerjen e 2 biletave 20 dollarëshe “Fastest Road to $2,000,000” kur kishte shkuar tek dyqani Circle K në Highway 17 North të Surfside Beach.
Ai shtoi se kur shkoi atje, zbuloi se paratë që ai kishte me vete mjaftonin për blerjen e vetëm një bilete.
Bileta që ai bleu, e nxori fitues me një çmim prej 20 dollarësh, para të cilat ai i përdori për blerjen e biletës së dytë, një biletë që rezultoi se ishte fituese e çmimit kryesor prej 2 milionë dollarëve.
“Isha në vendin e duhur në kohën e duhur”, deklaroi ai, duke shtuar: “Jam shumë falënderues që më ndodhi kjo gjë”.
Ai bëri të ditur se paratë e fituara do t’i përdorë në investime të ndryshme.