Kandidatja e PS në Lushnjë, Eriselda Sefa, ka dhënë mesazhin e parë pas fitores në zgjedhjet e 6 marsit.

Sefa ka falënderuar të gjithë qytetarët e Lushnjës, që e kanë votëbesuar, si dhe ata që kanë votuar kandidatët rivalë, duke iu thënë se do ta kenë derën e bashkisë të hapur të gjithë.

“Dua të shprehe falënderime dhe mirënjohje për të gjithë qytetarët e Lushnjës, që më votëbesuan. Falënderoj ata që administruan procesin zgjedhor të të gjitha ngjyrimeve politike. Alternativat që shpreha gjatë fushatës, do të vihen në zbatim gjatë këtij viti. Por, edhe qytetarët që mbështetën alternativën tjetër, ju them se do të gjejnë mbështetje pranë Bashkisë Lushnjë. Jam vërtetë mirënjohëse për gjithë këtë votëbesim”, tha Sefa.

Ndërkohë, kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, i uroi kandidates së PS suksese, ndërsa theksoi se premtimet e fushatës do të bëhen realitet.

“Punët do të fillojnë menjëherë. Gjithë angazhimet që kemi marrë, ne do t’i qëndrojmë fjalës sonë. Do të jeni dëshmitarët e punës sonë. I uroj suksese Eriseldës. Këto zgjedhje ishin tërësisht të mirëpritura. Këtu do të jemi edhe pas një viti, ku mendoj se na duhet më shumë punë për të thelluar fitoren”, theksoi Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb