Arshad Nadeem është rikthyer në Pakistan dhe u prit si hero në fshatin ku jeton. Për 27-vjeçarin suksesin në Paris 2024 ku arriti që të merrte të artë në disiplinën e hedhjes së shtizës nuk është i zakonshëm jo vetëm se ishte i pari i artë për shtetin në fjalë në një Olimpiadë, por edhe pse për të arritur deri në majë kishte marrë ndihmën e të gjithë fshatit të Mian Chanu të Punxhabit.

“Njerëzit nuk e dinë se si Arshad ka mbërritur deri këtu. Të afërmit tanë dhe banorë të fshatiti ku jetojmë na kanë ndihmuar ekonomikisht për të mundësuar që ai të stërvitej dhe të konkuronte në eventet që mbaheshin larg zonës sonë”, tha babai i atletit, Muhammad Ashraf.

Ndërsa vetë Arshad Nadeem tha: “Medalja ime është një dhuratë për vendin tonë me rastin e ditës së Pavarësisë”. Arshad Nadeem u bë i pari pakistanez që i jep medalje vendit të tij në një sport individual. Më parë Pakistani kishte marrë medalje të bronztë në Lojrat Olimpike Barcelonë 1992 në disiplinën e hokeit në bar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb