TIRANE- Pas triumfit në Kampionatin Kombëtar të “BodyBuilding” dhe në Fitnes, sportisti Elio Gjonaj ka shkruar në rrjetet sociale, ndërsa ka theksuar se kjo fitore nuk është rastësi, por një punë sistematike, e cila ka nisur prej kohësh.

Gjonaj teksa falënderon të gjithë njerëzit që i janë gjetur pranë në rrugën sportive, ka deklaruar se trofeu shkon për ata të rinj, të cilët kanë humbur besimin dhe janë të zhgënjyer. Sportisti Gjonaj ka nënvizuar  se për këtë triumf, i është dashur mund dhe sakrificë e madhe.

“Asgje nuk ndodh rastesisht,Nuk ka momente te zakonshme!Kjo ishte nje periudhe e veshtire dhe mundimi per ta hedhur pas kraheve eshte i madh.Per kete u be gjithcka. Per kete u sakrifikuan shum gjera. Per kete u afruan dhe u larguan shume njerez..disa te rendesishem… disa sjane… disa duhet te ishin.Nga kjo periudhe kam nxjerre mesime te vlefshme.Nga kjo periudhe, sakrifikova shume dhe ndoshta nuk ishte gjeja e duhur…por disa gjera duheshin bere!Kjo kupe shkon per te miren dhe te keqen, pasi per te qene numri 1 duhet ta prekesh dhe ndjesh te keqen qe te vleresosh dhe te mbash te miren!Kjo kupe shkon per familjen, pasi ne cdo hap timin te gabuar apo te drejte, me jane gjendur gjithmone prane edhe kur mendoja se nuk duhej. Kjo kupe shkon per te gjithe ata qe me besojne dhe kane besuar, pasi nga aty me buron forca dhe vullneti.

Kjo kupe shkon dhe per ata te rinj e te vjeter qe jane larguar dhe jane zhgenjyer shume, sepse prej tyre nxirren mesimet qe na nevojiten per te ecur perpara, me koken lart pavaresisht zhgenjimit.Faleminderit nga zemra te gjithe ju qe besuat te une, tek puna ime, tek vullneti im. Faleminderit palestra City Fitness Club, per mbeshtetjen.Cityfitness Club Tirana Faleminderit prof. Abdulit per punen e palodhur, per shpresen qe rriste cdo dite tek une qe do te isha i pari.Faleminderit nga zemra te gjithe ju qe besuat te une, tek puna ime, tek vullneti im.Abdul Fawaz Faleminderit familjes time qe me ka mbeshtetur ne oraret e zgjatura te punes, te stervitjes, te dietes, te regjimit. Faleminderit ju qe brohorisnit “Elio”, me dhuruat nje emocion qe sdo ta harroj lehte.P.S Secret Weapon ?Nuk te harroj”,  thuhet në njoftimin e sportistit.

Në Kampionatin Kombëtar të zhvilluar një ditë më parë, kategoria me perplasjen më të forte ishte ajo superiore e senior Men’s Physique +178 cm, ku kupa shkoi për sportistin Gjonaj me përmasa trupore 193 cm dhe peshë 90 kg. Në këtë kategori luftuan për çmimin e parë 7 sportistë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb