Vangjel Tavo u konfirmua nga gjykata sot si kreu i Bashkisë Himarë. Ai pritet të betohet si kryebashkiak më 30 shtator.
Tavo fitoi zgjedhjet si krye bashkiak më 4 gusht përballë kandidatit tjetër Petro Gjikuria.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i dha më 12 shtator zyrtarisht Vangjel Tavos, mandatin si kryebashkiak i Himarës.
Vendimi verdhi pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Himarë nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor.
Tavo u zgjodh kryetari i ri i bashkisë Himarë, gjatë zgjedhjeve të pjesshme që u mbajnë në këtë bashki pas dënimit me burg të Fredi Belerit.
(Balkanweb)