TIRANË

Një tjetër reagim për vajzën e prezantuar nga kryeministri Edi Rama si studente ekselente e punësuar në administratë falë “Paktit për Universitetin”.
Kësaj radhe është ish-kryeministri Sali Berisha që publikon mesazhin e një qytetari dixhital. Qytetari në fjalë thotë se vajza në video e paraqitur si ish-studente dhe e punësuar në administratë falë rezultateve të saj ekselente është nusja e djalt të një drejtori në ministrinë e Energjetikës.

STATUSI I BERISHËS
Kjo është ekselentja që punësoi Edvin Kristaq Mashtrimi! sb
Përshëndetje doktor. Edi Rama është mjeshtër teatri. E nxjerr Drijona Melevin si studente ekselente që fitoi punën me konkurs pa mik. Kjo është nusja e Devis Hasalamit, djali i Met Hasalamit. Drejtori i Minierave në ministrinë e Energjetikës. Sekseri miliarder i HEC-eve dhe minierave. Kjo goca ka qenë e punësuar në kryeministri para se të mbaronte shkollën. Turp, fusin të afërmit e kryehajdutave dhe pensionistët e thonë meritokraci.

Berisha Fb
Berisha Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb