Zgjedhja e Armando Dukës në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit për herë të 5 ka sjellë reagime të disa prej institucioneve më të rëndësishme të futbollit.

Si fillim ishin presidentët e FIFA-s dhe UEFA-s ata që uruan Dukën për mandatin e ri në krye të FSHF, ndërsa së fundmi homologët e tij në vende të ndryshme kanë bërë të njëjtën gjë.

FEDERATA AUSTRIAKE E FUTBOLLIT

Në emër të kreut të Fedratës Austriake të Futbollit, z.Leo Windtner ka mbërritur edhe mesazhi urues për z.Duka: “Ne dëshirojmë që t’ju përcjellim sot urimet tona më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës Shqiptare të Futbollit. Urojmë për ju dhe Shoqatën tuaj që ju drejtoni më të mirën gjatë këtyre viteve të ardhshme në drejtim. Po kështu, mbetemi gjithmonë të angazhuar për një bashkëpunim të mirë mes dy federatave tona respektive”,- përfundon mesazhi.
austria
FEDERATA GREKE E FUTBOLLIT

Kreu i Federatës së futbollit të Greqisë, z.Evangelos Grammenos ka përcjellë urimin e tij për homologun shqiptar, Presidentin Duka, teksa i shkruan:

“Referuar rizgjedhjes tuaj në datë 7 shkurt në detyrën e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, ju lutem të pranoni edhe urimet e mia më të sinqerta për këtë vlerësim, së bashku me urimet për sa më shumë sukses gjatë drejtimit tuaj në këto katër vite të ardhëshme. Federatat tona kanë një bashkëpunim të frytshëm dhe jam i bindur që kjo gjë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në shërbim të zhvillimit të futbollit, për të cilin edhe japim kontributin tonë”,- përfundon urimin e tij, presidenti i Federatës greke, z.Grammenos.
greke
FEDERATA GJEORGJIANE E FUTBOLLIT

“Në emër të Federatës së Futbollit të Gjeorgjisë do desha t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta në fitoren tuaj në zgjedhjet presidenciale. Ju uroj suksese në punën dhe karrierën tuaj në vijim”,- ishte ky mesazhi drejtuar Presidentit Armand Duka nga Presidenti i Federatës Gjeorgjiane të futbollit, z.Levan Kobiashvili me rastin e rizgjedhjes edhe për 4 vitet e ardhëshme të kreut aktual të futbollit shqiptar, z.Duka.
gjeorgjia
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: