Pas Teutës ka qenë radha e Laçit që të eliminohet nga Liga e Europës. Kurbinasit e drejtuar nga Sulejman Starova kanë zhvilluar në kompleks një 180 minutësh shumë të mirë përballë izraelitëve të Hapoel Ber Shevës, teksa diferencën e ka bërë një gol i vetëm. Në sfidën e parë të zhvilluar në Laç, kurbinasit barazuan 1-1 dhe shpresonin të gjenin mundësinë të ndëshkonin Hapoelin në transfertë.

Por golin e vetëm të ndeshjes e kanë shënuar të zotët e shtëpisë, kur kanë thyer Gentian Selmanin 69-të, pas një goditje të saktë nga brenda zonës së rreptësisë së Naor Sabag. Duhet thënë se izraelitët kanë pasur kontrollin dhe kanë këmbëngulur më shumë në kërkim të golit, por edhe ekipi kurbinas ka provuar të bëjë dëm në kuadratin izraelit. Gjithsesi, përfundon kështu edhe aventura krubinase në Kupat e Europës, pasi janë eliminuar në turin e parë të Europa League.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb