SHBA

Një vogëlushe ishte vetëm 5 muajshe kur u diagnostikua me kancer, por dëshira e saj për të jetuar dhe aftësia e mjekëve arriti ta shpëtojë.

Kjo ëshë historia e prekëse e Molly Hughes, së cilës mjekët i zbuluan praninë e një neuroblastoma në fazën e katërt. Menjhëherë vogëlushja vetëm 5 muajshe iu nënshtruar një terapie rraskapitëse 15-mujore dhe pesë cikle kimioterapie.

Kur mora vesh se vajza ime ishte shëruar e përqafova fort dhe për 5 minuta nuk e lëshoja”- ka trëguar nëna e Molly-it. Vogëlushja së bashku me familjen e saj jetojnë në shtetin amerikan të Kentucky-it.

“Edhe pse ka humbur dëgjimin Molly po i kthehet një jetë normale dhe të lumtur. Ajo nuk qëndron një sekondë në vend është tepër aktive, që kur zgjohet në mëngjes dhe deri sa fle në darkë. Është e mbushur me energji si të gjithë fëmijët e moshës së saj”- ka thënë më tej nëna e vogëlushes 20 muajshe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb