KORÇË-Një rezultat të pritshëm e cilëson kryebashkiaku i Korçës fitoren e mandatit të dytë në zgjedhjet lokale. Sotirtaq Filo në një prononcim për mediat pas përfundimit të numërimit Filo theksoi se të njëjtin rezultat kanë nxjerrë edhe sondazhet e kryera.

“Ishte një rezultat i pritshëm. Na dilte i tillë edhe nga sondazhet që kemi bërë. Në takimet tona gjatë fushatë elektorale kemi gjetur një mbështetje të gjerë si në qytet ashtu edhe në fshatrat që ju bashkuan Bashkisë së Korçës. Kështu që besoj se ishte një rezultat i pritshëm. Fitorja ka qenë si në qytet edhe në fshat. Për mua nuk ka qenë surprizë fitorja në fshat pasi në komunat që ju bashkuan Bashkisë Korçë janë qeverisur nga kryetarë që për tre apo katër mandate nuk kanë bërë asnjë gjë për banorët e fshatrave të këtyre komunave ndërkohë që realiteti në qytet ka qenë krejtësisht i ndryshëm dhe ka qenë i prekshëm jo vetëm për banorët e Korçës por edhe për banorët e fshatrave që ju bashkuan Bashkisë së Korçës. Të gjithë ata kanë pritshmëri që i njëjti ndryshim që ka ndodhur në qytetin Korçës të ndodhë edhe në fshatra.”- u shpreh Filo.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: