ITALI

Pesë shqiptarë janë arrestuar sot në Rimini të Italisë për akuzën mbajtjes dhe të shitjes së lëndëve narkotike. Sipas mediave fqinje, të arrestuarit janë të moshave nga 18-28 vjeç.

Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin kokainë në doza të vogla në stacionet e autobusëve duke siguruar një xhiro prej 4 mijë eurosh brenda një dite.

Kapen
Kapen

Pas arrestimit, autoritetet vijuan kontrollet në rezidencën e tyre, ndërsa gjetën mjete të tjera që i përdorte grupi si telefona, thika dhe një sasi të konsiderueshme parash, vlera e të cilave nuk është bërë publike nga autoritetet italiane.

Nga të dhënat e siguruara është vërtetuar se shqiptarët, paratë e drogës që i fitonin në Itali i sillnin  më pas për t’i investuar në Shqipëri.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb