ZVICËR

Policia e Zvicrës, konkretisht ajo e Lucernit, ka arrestuar nëntë gra, pesë prej të cilave shqiptare. Mediat vendase shkruajnë se arrestimi i tyre është bërë pasi gratë ushtronin prostitucion në mënyrë të paligjshme. Gratë e tjera thuhet se janë nga Brazili dhe nga Republika Domenikane.

Prokuroria Publike ka theksuar se policia e këtij qyteti kishte bërë të enjten që shkoi një kontroll në baret e Zvicrës, konkretisht në Lucern. Pikërisht në këtë aksion u zbuluan gratë të moshave nga 29-41 vjeçe, të cilat po ushtronin prostitucion pa leje pune, shkruan luzernerzeitung.ch.

Nga kontrollet janë gjetur edhe një sasi e konsiderueshme parash, ndërsa autoritete po punojnë për dëbimin e grave që ushtronin prostitucion të paligjshëm.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: