Real Madrid fitoi 4-1 ndaj Espanyol mbrëmjen e djeshme. Një fitore që “dhemb” për madrilenët, pasi dy lojtarë kryesorë të ekipit u dëmtuan.

Jude Bellingham dhe Dani Carvajal u dëmtuan duke lënë më pas edhe fushën e lojës. Të 2 lojtarët do t’u nënshtrohen vizitave mjekësore për të mësuar më pas edhe shkallën e dëmtimit.

Në lidhje me gjendjen e tyre ka folur trajneri Carlo Ancelotti,. Kjy i fundit ka theksuar se fatmirësisht dëmtimet e tyre nuk duken seriore, por gjithsesi do të presë pas ekzaminimeve mjekësore.

“Carvajal ka një lëndim dhe Bellingham mori një goditje në shpatull. Megjithatë nuk duken serioze deri më tani, por të shohim pas ekzaminimeve mjekësore”, ka theksuar Ancelotti

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb