Pas humbjes pak ditë më parë kundër Bosnjës, Shqipëria U-21 është kthyer te fitoret pasi ka mundur sot me rezultatin 3-2 në “Elbasan Arena” bashkëmoshatarët e tyre të Bjellorusisë.

Ndeshja nisi më mirë për skuadrën mike, duke kaluar në avantazh me Fjadosau në minutën e 30-t. Pjesa e parë do të mbyllej në barazim pasi Shefiti do të barazonte në minutën e dytë shtesë.

Goli i Bjellorusise – Fjadosau on Vidnews.

Shefiti gol on Vidnews.

Në fraksionin e dytë të lojës kuqezinjtë do të tregoheshin më të saktë, duke realizuar edhe dy herë të tjera me Shefitin përsëri dhe Sahitin më pas.

Sahiti gol on Vidnews.

Sahiti goli i dyte on Vidnews.

Bjellorusia goli i dyte on Vidnews.

Pak para fundit Bjellorusia do të ngushtonte diferencat, por pa arritur t’i heq Shqipërisë fitoren nga duart. Theksojmë se në këtë sfidë Bushi zgjodhi të provonte shumë lojtarë të rinj. Ndërkohë një tjetër takim miqësor do të luhet ndërmjet Shqipërisë U-21 dhe Bjellorusisë U-21 3 ditë më vonë.

Formacioni titullar: Kastrati, Nuriu, Toli, Tafa, Bushaj, Krymi, Spahiu, Shabani, Seferi, Çinari, Shefiti.

U aktivizuan edhe: Cake, Hysenaj, Sahiti. Deliu, Lajthia, Gjoshi

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: