Manchester City i’a del të triumfojë ndaj Wolverhampton në “frymën e fundit”. Skuadra e Pep Guardiolës i’a doli të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes, teksa sfida rezultoi shumë herë më e vështirë nga sa pritej për “Qytetarët”.
Vendasit e nisën më mirë sfidën teksa realizuan shumë herët me anë të Larsen që në minutën e 7-të. Por ishte kroati Gvardiol, që në të 33 dhroi një perlë, duke e goditur topin mjaftë bukur nga jashtë zonës në trekëndëshin e majtë të portës kundërshtare, për një super gol.
Edhe në pjesën e dytë, ishte e njëjta tablo me Cityn që kontrolloi lojën, krijoi raste por vuajti shumë për t’i konkluduar. Për të shpëtuar skuadrën e Guardiolës, mendoi qendërmbrojtësi John Stones, i cili shfrytëzoi një goditje nga këndi dhe në duelin ajror doli fitues duke devijuar saktë topin në rrjetë, me golin që u anulua fillimisht për pozicion të parregullt, por më pas me ndihmën e VAR , goli u sinjalizua dhe festa për lojtarët miq nisi në Molineux Stadium.
Në përfundim të sfidë Pep Guardiola theksoi duke buzëqeshur se skuadra e tij nuk është e mësuar t’i fitojë ndeshjet në fund: Nuk jemi mësuar të fitojmë në këtë mënyrë, mbaj mend që Liverpool në kohën e Klopp fitonte ndeshjet në fund. Gjithsesi ky është një sinjal pozitiv, pasi tregon karakterin dhe vendosmërinë e skuadrës. Klasifikimi? Nuk e shoh asnjëherë, sidomos në këtë periudhë të sezonit, është shumë herët.
Ndërkohë shumë i lumtur ishte pas sfidës edhe autori i golit të fitores John Stones: Kemi punuar shumë që të përmirësojmë goditjet standarde, shpresoj që ky mos të jetë goli i vetëm, që realizojmë në këtë mënyrë.
Manchester City me këtë fitore ngjitet në kuotën e 20 pikëve, 1 pikë më pak se Liverpool, por 3 më shumë se sa rivali tjetër për titullin kampion, Arsenali i Mikel Artetës.