Tirana mposhti 5 me 1 Partizanin në vitin 2020 duke e bërë dhe fitoren më të thellë mes dy skuadrave pas viteve ‘90. Agustin Torasa ishte një prej lojtarëve “bardheblu” në atë takim historik.
Argjentinasi më parë kishte luajtur dhe për Partizanin, ndërsa tashmë është bërë nostalgjik. “Kujtime të bukura”, shkruan Torasa në rrjetet sociale.
Atë sezon, “bardheblutë” u shpallën kampion. Një arsye më tepër që kujtimet të mbesin gjatë, për lojtarët që ishin pjesë e asaj skuadre.