TIRANE- Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar pas fitores së thellë të Lulzim Bashës, i cili rikonfirmoi mandatin e dytë të kreut të PD-së.

Me anë të një statusi të shkurtër në “Facebook”, Topalli theksoi se tashmë në krye të PD-së është Kali i Trojës. Mes të tjerash Topali akuzoi Bashës se ishte ai që mbushi kutit% me vota dje në favor të tij.

“Kali i Trojes ne krye te PD dhe lufta e tij per te mbush kutite pasi demokratet e refuzuan me përçmim.”, citohet në mesazhin e Topallit, e cila edhe dje publikisht në emisionin ‘Kjo javë’ në “News24” nuk e kurseu sulmin për Bashën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: