Pas humbjes kundër Islandës dhe udhëtimit sfilitës që e ktheu në Shqipëri, kombëtarja kuqezi ka nisur menjëherë përgatitjet për sfidën e së martës kundër Moldavisë, e katërta në këtë fushatë eliminatoresh për Euro 2020. Debutimi i hidhur e detyron Edi Rejan të gjejë shpejt zgjidhje, pasi çdo rezultat tjetër përveç fitores në “Elbasan Arena” jo vetëm do të minonte edhe ato pak shpresa matematikore për kualifikim, por do të shtonte dozat e dyshimit nëse tekniku italian, ashtu si paraardhësi dhe patrioti i tij, Kristian Panuçi ishte zgjedhja e duhur për pankinën shqiptare.

61952574 2141685965930621 8031995160311103488 N
61952574 2141685965930621 8031995160311103488 N

Reja u mundua t’i japë pamjen e tij përfaqësueses kuqezi në tranfertën e Rekjavikut, duke nisur me modulin e guximshëm 3-5-2. Një tentativë që dështoi në tërësinë e saj, pavarësisht se nuk munguan edhe sinjalet pozitive, sidomos në pjesën e dytë, ku futbollistët treguan grintë dhe dëshirë për të evituar humbjen. Nuk ia dolën, por kjo mund të jetë një pikë rinisje për teknikun, që gjithsesi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga skema që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë.

61753212 2141686029263948 4298539003688255488 N
61753212 2141686029263948 4298539003688255488 N

Edhe vetë lojtarët e pëlqejnë këtë vendosje taktike në fushën e lojës, duke e konfirmuar këtë me deklaratat e tyre pas humbjes kundër Islandës. Pavarësisht skemave, me një apo dy sulmues, Reja duhet të ndryshojë gjithçka, sidomos në mbrojtje. Goli i pësuar në Rekjavik është një sinjal alarmi dhe rikthen fantazmat e së shkuarës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb