Belgjika siguroi sonte për herë të dytë në historinë e saj pjesëmarrjen në një gjysmëfinale të Botërorit pasi mundi Brazilin me rezultatin 2-1.

Një ndeshje që prodhoi shumë emocione por edhe fakte e shifra. Më poshtë disa prej tyre.

– Për herë të pestë në historinë e Kupës së Botës, të katër ekipet gjysmëfinaliste janë nga Europa. Kjo ka ndodhur në 1934, 1966, 1982 dhe 2006.

– Në 130 ndeshjet e Botërorit që një ekip ka qenë në avantazh të dy golave në pjesën e parë, duke e pa humbur ndeshjen, kjo ndodhi edhe në rastin e Belgjikë-Brazil.

– Nëntë futbollistë të ndryshëm kanë shënuar për Belgjikën në Kupën e Botës 2018. Një lojtar larg rekordit të Italisë në vitin 2006 dhe Francës në vitin 1982, që patën dhjetë shënues të ndryshëm në Botëror.

– Renato Augusto është futbollisti numër 101 që shënon emrin mes golashënuesve në Kupën e Botës.

– Brazili e preku 52 herë topin në zonën e Belgjikës, më shumë se në çdo ndeshje tjetër që nga viti 1966.

– Brazili është eliminuar nga katër ekipe europiane në katër edicionet e fundit.

– Belgjika nuk ka humbur asnjë nga 24 ndeshjet me Roberto Martinez si trajner dhe është i vetmi ekip që i ka fituar të gjitha ndeshjet në “Rusi 2018”.

– Belgjika ka barazuar rezultatin më të mirë në historinë e saj, gjysmëfinalet e arritura në vitin 1986.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb