Analisti Agim Baçi, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 komentoi fitoren e Donald Trump në zgjedhjet amerikane.
Baçi tha se amerikanët votuan për familjen. Ai shtoi se është premtuar nga Trump një botë pa luftëra, duke shtuar se do ishte interesant nëse e shohim të bërë realitet një botë të këtillë.
“Rama e quajti Trump si turp i njerëzimit dhe tani entuziazmohet. Nga amerikanët ishte reagim i fortë për familjen. Të mbrosh familjen nuk do të thotë të jesh kundër atyre që janë ndryshe, por qytetarët duan të mbrojnë familjen, të ardhmen.
Është premtuar një botë pa luftëra, do ishte interesant ta shikonim këtë realitet”, deklaroi Baçi.
(Balkanweb)